10:59 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pozita injoron opozitën, LDK dhe VV ‘fikalli’ vet në Kuvend

Partitë e pozitës nuk janë duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të paralajmëruar në ora 10:00.

Kjo seancë është vendosur në mbledhjen e Kryesisë që u mbajtë ditën e hënë, shkruan Indeksonline

Vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të pranishëm në sallën e Kuvendit.

Vlen të theksohet se këta të fundit kishin mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Po në këtë kohë mbahet edhe tryeza e takimit koordinues për dialogun Kosovë-Serbi