11:43 / E Premte, 13 Tetor 2023 / k.v

Pozita nuk shkon në Komision, s’i dëgjon kërkesat e Sindikatës së Policisë – opozita i ofron mbështetje

Në mungesë kuorumi ka dështuar shqyrtimi i peticionit të Sindikatës së Policisë së Kosovës.  Ky dështim erdh si rezultat i mungesës së deputetëve të mazhorancës të cilët nuk morën pjesë në mbledhjen e këtij Komisioni.

Pavarësisht kësaj, kryetarja e këtij Komisioni, Duda Balje, vendosi që pavarësisht mungesës se kuorumit t’i dëgjojnë përfaqësuesit e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës në lidhje arsyet organizimit të këtij peticioni.

Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovë para deputetëve të pranishëm ka listuar kërkesat e renditura në peticion, duke theksuar nevojën për sigurime shëndetësore dhe shtesat për rrezikshmëri.

Avni Hoti, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës tha se përfaqëson të gjithë kolegët e tij dhe se kërkesat e tyre janë të arsyeshme.

“Dy ngjarjet e djeshit, njëra ne parlament e tjetra në konferencë për shtyp, më kanë shty me ardh këtu sot, dy tabore që luftojnë njëra tjetrën. Luftën kryesore, kauzën kryesore e kanë Policinë e Kosovës, këta njerëz qe sa vjet pas lufte nuk i zgjodhën problemet e policëve, as pozita e as opozita”.

“Ju kisha lutë mos e boni kauzë Policinë e Kosovës. Nuk kemi tjetër partner social përveç Qeverisë së Kosovës. Me disa gjana po na dëmtoni, mos na përdorni. Lutje publike nga gjithë policët e Kosovës zgjidhni problemet tona”, tha ai, raporton EO.

“Kur një polic i Kosovës është gjetur i vrarë ,në gjep i ka pas vetëm 1.70 cent, të gjithë janë në kredi, në gjysmë të muajit ata nuk e kanë asnjë cent në llogari, me paga të vogla, pa shujta, pa shtesa të rrezikshmërisë e pa sigurime shëndetësore”, tha ai.