75 Mall Live Search
13:29 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Pozitë dhe opozitë notën 10 për policinë

Pozitë dhe opozitë ka vlerësuar lartë punën e Policisë së Kosovës gjatë kohës së pandemisë. Kështu ka deklaruar deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fatmire Kollçaku pas raportimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19

“Policia më shumë ka dhënë vërejte se gjoba. Por kërkojmë nga qytetarët t’i respektojnë masat e marrura nga MSH-ja. Jemi në fazën e dytë por kjo do të varet nga bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet për të dal në fazën e tretë.

Mendojë se ishte një takim shumë produktiv. Pozita dhe opozita ka marrë polica fjalë të mira.  Ju e din se unë sot e dhash vërejtjen se deputetet kanë qenë të parët që nuk i kanë respektuar masat që është dashtë.

Mendojë se ajo çfarë deklaroi z.Qalaj në total ishte se është menaxhuar shumë suksesshëm.  Sa i përket asaj që quajti konspiracion, nuk ka qenë protestë.  Ai deklaroi se janë respektuar masat mbrojtëse dhe distanca. Ata kanë konsideruar se nuk ka qenë protestë”, ka thënë ajo. /Indeksonline/