Pozitë-opozitë, nis projekti komik “Fara e fëlliqtë”

“Fara e fëlliqtë” mban titullin projekti i ri që të sjellë diçka të re, komike të mbushura me humor.
Me protagonistë Muhamed Arifi dhe Edon Berveniku, ky projekt përfshinë fragmente të ndryshme, ironi, humor, fjalor tjetër, por mbi të gjitha plot situata komike, do të servohen në projektin e quajtur “Fara e fëlliqtë”.

Me regji të Alban Zogianit, ndërsa Pro Talents është kompania prapa të cilës qëndrojnë aktorët e këtij projekti interesant.
Projekti tashmë ka nisur të transmetohet në kanalin zyrtar në Youtube, ndërsa realizohet nga “Onima productions”.
Fragmentet komike do të transmetohen në baza ditore e javore edhe në portalin Indeksonline.