75 Mall Live Search
22:40 / E Martë, 03 Shtator 2024 / Gj. Sh

Pozoi me fanellën e Bayern, tifozët e Nurnberg rrahin lojtarin

Ultrasit e Nurnberg nuk e kanë toleruar aspak lojtarin e klubit të tyre të zemrës, Niklas-Wilson Sommer, pasi ai pozoi me një fanellë të Bayern Munich.

Mbrojtësi i djathtë u sulmua në rrugët e qytetit gjerman, duke pësuar dëmtime të mëdha në fytyrë dhe në kokë.

Ai postoi në Instagram një foto ku dukeshin qartë plagët e shkaktuara nga goditjet e tifozëve, shoqëruar me shënimin, “saktësisht 10 orë më parë isha mirë”.

Klubi i Nurnberg e mbrojti lojtarin duke thënë në një deklaratë se “nuk do të pranojë kurrë sulme fizike ndaj futbollistëve”.