12:24 / E Premte, 22 Janar 2021 / M. M

Pozoi pranë personit më të pasur në botë, pas dy ditësh komediani rezulton pozitiv ndaj Covid-19

Komediani Dave Chapelle ka rezultuar pozitiv me koronavirusin. Një përfaqësues pranë tij e konfirmoi për median TMZ, duke thënë se 47-vjeçari nuk ka ende asnjë shenjë të sëmundjes.

Megjithatë, Dave është izoluar dhe po respekton të gjitha masat kundër Covidit-19. Dy ditë para se të bënte testin e koronavirusit, pozoi pranë njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, pasi dha shfaqje në një amfiteatër në Teksas.

Mbetet e paqartë nëse Dave është infektuar nga miqtë e tij të famshëm. Për shkak të vetizolimit, ai është i detyruar që të anulonte shfaqjet e tij, të cilat ishin njoftuar se do të mbaheshin, duke nisur nga e enjtja deri në fund të javës.

Para disa ditësh, Elon Musku mori fronin e njeriut më të pasur në botë pasi aksionet e prodhuesit të tij të automjeteve elektrike u rritën ndjeshëm.

Vetëm 1.4 miliardë dollarë nën të është Jeff Bezosi. Aksionet e “Teslas” u rritën me 4.7%, duke e rritur pasurinë e Muskut me 7.8 miliardë dollarë, në 183.8 miliardë dollarë, shkruan “Forbes”-i.