10:11 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

PPO: Osaka mposhtet befasisht nga Pliskova

Kampionia e US Open, Naomi Usaka ka fajësuar lodhjen për humbjen befasuese në finalen e Pan Pacific Open nga Karolina Pliskova.

Tenistja japoneze ishte duke shprehur se do t’i gëzonte tifozët me një fitore për të festuar në Tokio, por u mposhtë, 6-4, 6-4 nga çekja.

”Unë literalisht, nuk jam ndier kurrë më e lodhur në jetën time”, tha 20-vjeçarja, e cila planifikon disa kohë pushim, transmeton IndeksOnline.

Ish-e para e botës, Pliskova, e përfundoi ecurinë e 10 fitoreve rresht të Osakas në vetëm 63 minuta.

”Naomi ndoshta është ndjerë paksa e lodhur, ju mund ta shihnit atë”.

”Por, e ardhmja ështv e ndritur për të dhe e përgëzoj atë për këto javë fantastike”, tha 26-vjeçarja, pas titullit të 11-të në karrierë./IndeksOnline/