Policia e Kosovës pranon një donacion nga OSBE

Sot, më 10.12.2020, në Drejtorinë e përgjithshëm të policisë në Prishtinë, u.d. i drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmeti, priti në një takim një delegacion nga OSBE-ja.
Me këtë rast edhe ofruan nja donacion: 16 kompjuterë, 16 monitorë, 4 llaptopë, 11 tabletë, 7 pajisje testuese për narkotikë dhe 600 copë maska mjekësore.

U.d. i drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Mehmeti, falënderoi zyrtarët e OSBE-së për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në vazhdimësi për PK-në.
