75 Mall Live Search
00:09 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / AR

PR4PR, s’ka orë policore, LDK festë të zjarrtë në kryeqytet

Përparim Rama është shpallur kryetari i ri i Komunës së Prishtinës. Ndërkohë në kryeqytet ende po vazhdon festa.

Përkundër orës policore, aktivistat e LDK-së po vazhdojnë të festojë për fitoren e madhe që Rama ua solli.

Indeksonline ka siguruar pamje nga festa e tyre nëpër rrugë të Prishtinës:

Nga rezultatet e KQZ-së, Rama e mposhti Arben Vitinë e VV-së, me 51,07% të votave. Vitia arriti të marrë vetëm 48,93%.

Pas shpalljes së fitores së Ramës, ai u zotua se do të jetë kryetar i të gjithëve.

Të dashur prishtinali, në qytet e në çdo fshat, në secilin takim e vizitë më keni dhuru emocione të veçanta. Më keni mbush me shumë energji për me vazhdu përpara. Emocionin e kësaj fitoreje nuk mundem me përshkru me fjalë, kjo është fitorja e juaja. Kjo është fitorja e secilit banor pa dallime.

Vota jote sot tregon që jemi të emancipuar për me dasht më të mirën për vendin tonë. Vota jote sot më fuqizon me privilegjin e të qenit kryetar i Prishtinës. Unë Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve“, tha ai./Indeksonline/