23:23 / E Premte, 11 Gusht 2023 / MSH

Prada “pushton” botën e bukurisë, krijon koleksionin e parë të ‘make-up-it’

Shtëpia e Modës Prada ka krijuar koleksionin e parë të make-up-it dhe kujdesit të lëkurës i cili pritet të lansohet së shpejti. Pas rrugës së suksesshme që ka gdhendur në fushën e modës dhe parfumeve, tani premton të na magjeps me cilësinë e lartë në estetikën e veçantë.

Artistja Global Creative Makeup Lindsey Alexander, në bashkëpunim me grimieren dixhitale Ines Alfa, frymëzoi një koleksion të tejmbushur me elegancë, të quajtur “Rethinking Beauty”.

Koleksioni i Prada Beauty pritet të dalë këtë muaj dhe do të përmbajë buzëkuq, fondatinë, hije dhe katër produkte për kujdesin e lëkurës për lëkurë me shkëlqim.

Artistja Global Creative Make-up Lindsey Alexander e karakterizon serialin si të çuditshëm, por të sofistikuar. “Kam shikuar thellë në arkiva për frymëzim, pasi kisha akses në të gjitha këto printime shumëngjyrëshe, lëkurë, tekstura najloni, lista nuk përfundon kurrë”, tha ajo për British Vogue.

Frymëzimi kryesor janë pëlhurat nga shfaqjet e kaluara të Prada. Paletat e rimeleve kanë katër nuanca të ndryshme, me tekstura të pigmentuara. Gjithashtu, paketimi luksoz Prada është një xhevahir i vërtetë për dhomën tonë të zhveshjes.

Buzëkuqet janë një tjetër triumf, pasi ka 26 nuanca mat me theks në çdo detaj dhe këtu e veçanta është se ato shoqërohen me paketim të rimbushshëm në tonalitete argjendi dhe ari, me logon ikonë trekëndore dhe një teksturë që të kujton atë të Prada.

Së fundi, bazamentet do të jenë gjithashtu në pako të rimbushshme, dhe në 33 nuanca, me një teksturë të lehtë për një bazë me shkëlqim.