Prag lufte? NATO dhe Rusia masin forcën në Lindje

Pas hyrjes së dronëve rusë në hapësirën polake, një akt që NATO e quajti si të qëllimshëm dhe të papranueshëm, aleanca ushtarake njoftoi nisjen e operacionin Eastern Sentry.
Në një konferencë për shtyp në krah të Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte , gjenerali amerikan dhe komandanti i lartë i forcave aleate ne Europë, Alexus Grynkeëich tha së qëllimi ishte të forcohej mbrojtja e krahut lindor, nga shtetet baltike deri në detin e zi dhe Mesdhe, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë.
“Edhe pse fokusi ynë është te Polonia, kjo situatë i tejkalon kufijtë e një kombi. Ajo që prek një aleancë na prek të gjithëve. Kjo është një çështje që ndikon në të gjithë aleancën dhe ne do ta trajtojmë si të tillë. Eastern Sentry do të jetë fleksibël dhe i shkathët, duke ofruar edhe më shumë parandalim dhe mbrojtje të fokusuar pikërisht kur dhe ku është e nevojshme. Do të përfshijë aftësi shtesë të përmirësuara; do të integrojë mbrojtje ajrore dhe tokësore dhe do të rrisë ndarjen e informacionit midis kombeve. Mbi të gjitha, do ta forcojë edhe më tej qëndrimin tonë për të mbrojtur aleancën”, tha Alexus Grynkewich.
Operacioni do të përfshijë një gamë të gjerë aleatësh. Deri më tani kontribuuesit janë Danimarka, me dy avionë F-16, Franca me tre avionë Rafal; Gjermania me 4 avionë Eurofighter, Britania e madhe e të tjerë. NATO ka mijëra trupa në Evropën lindore shumica e të cilëve në Poloni, por ende nuk është specifikuar numri shtesë për këtë operacion. Teksa aleanca përpiqet të projektojë vendosmërinë për të mbrojtur çdo centimetër territor kundër agresioni rus, Moska nuk qëndron pasive. Rusia dhe Bjellorusia fqinje, janë angazhuar në lojëra 5 ditore të luftës, në një shfaqje të forcës që synon të testojë gatishmërinë luftarake. Rusia praktikoi lëshimin raketave “Kruz” mbi detin Barents në stërvitjen e përbashkët të pagëzuar si Zapad, apo ‘Perëndimi’.
Bombarduesit strategjik, Tu-160 performuan gjithashtu misione trajnuese ndërsa u shfaq edhe sistemi raketor Iskander M që tregonte lëshime elektronike në rajonin e Kaliningradit. Rreth 7 mijë ushtarë përfshirë 6 mijë bjellorusë morën pjesë në ushtrimet e mbajtura në Bjellorusi dhe rusi. në një zhvillim të papritur dy zyrtarë ushtarakë amerikanë u ftuan të mbikëqyrnin stërvitjen në Bjellorusi, nga ministri I mbrojtjes në këtë vend.
Ky zhvillim vjen në një periudhë të paprecedentë tensionesh mes Moskës dhe Perëndimit. Zëdhënësi i Kremlinit konfirmoi më herët se “NATO është në luftë me Rusinë”. Polonia ka aktivizuar planin e saj ushtarak të koduar “Porta e Hekurt”, duke vendosur rreth 40 mijë trupa pranë kufirit me Bjellorusinë dhe rajonin rus të Kaliningradit.