07:54 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Praljak paralajmëroi vetëvrasjen”

Kroati Slobodan Praljak është bërë kryelajm i mediave që nga e mërkura, kur piu helm në sallën e Tribunalit të Hagës, duke gjetur vdekjën derisa po shkonte në spital.

avokati i tij, Nika Pinter ka treguar për mediat kroate se cka ka biseduar me klientin e tij para se të shkonin në gjykatë, transmeton Indeksonline.

“E kam shumë të vështirë të kaloj natën pa menduar për të. Praljak vendosi me qëllim të pinte helm pasi ai nuk mund të lejonte vetën që të cilësohej si kriminel qoftë edhe për një orë. edhe sikur të ishte dënuar vetëm për një vrasje,, ai prapë do të bënte të njëjtën gjë. Ai ishte i tillë, ai nuk donte të pranonte një gjykim të tillë, sepse ai nuk ishte komandant zyreje popr ishte në fushë. Qëndrimi i tij ishte që ku është ai nuk do të kishte krime luftë. Ai nuk mund të pranonte që të përfundoj si i dënuar”, ka thënë avokati Pinter.

Avokatët tjerë që ishin të pranishëm në sallë thanë se nuk e kanë parë kur kroati piu helmin pasi që ishin paralelisht me të të ulur në sallë.
Ndërkohë ajo që ka pirë Praljak është akoma e panjohur vetëm se dihet që kishte substanca vdekjeprurëse.

Sipas avokatëve, Praljak në një mënyrë paralajmëroi se nuk do të pranonte vendiimin nëse shpallet fajtor, duke mos përjashtuar vetëvrasjen. /Indeksonline/