75 Mall Live Search
10:24 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pranë flamurit grek Butrint Imeri dhe Nimo bëjnë shqiponjën

Kënga e re e Butrint Imerit në bashkëpunim me reperin e njohur Nimo, ka marrë vëmendjen e publikut, duke qenë një këngë mjaft ritmike, por edhe e shoqëruar me një videoklip interesant, shkruan Indeksonline.

Në videoklipin e gjiruar në bregdetin Grek, që e shoqëron këngën vërehet një detaj interesant.

Në jahtin ku janë gjiruar pjesë të klipit duket një flamur i Greqisë, teksa Butrint Imeri së bashku me Nimon e bëjnë simbolin e shqiponjës me duar.

Kujtojmë që kjo këngë është paralajmëruar edhe më heret nga këngëtari duke thënë se do të jetë hiti i radhës. /Indeksonline/