75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Pranë foshnjës së saj gjendet e vdekur 19-vjeçarja

Një nënë 19-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj. Policia e kishte gjetur Courtney Newlands dy ditë më vonë pranë foshnjës pesë muajshe, i cili më pas është dërguar në spital për t`u trajtuar për shkak të dehidratimit, transmeton Indeksonline.

Nëna e saj, Lorraine dhe motra, njoftuan policinë pasi nuk dëgjuan asgjë nga 19 vjeçarja me të cilin komunikonin çdo ditë në telefon.

Besohet se Courtney ka vdekur si pasojë e komplikime të shkaktuara nga diabeti, mirëpo deri më tani mjekët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë shkakun e vdekjes së saj, për të cilën thuhet se ka ndodhur ndërmjet 19 shkurtit dhe 20 shkurtit.

Pas trajtimit prej dy ditësh në spital, foshnja ndodhet në shtëpi dhe është nën kujdesin e motrës së të ndjerës , e cila ka dy fëmijë.

Nëna e 19 vjeçares së vdekur tha se Courtney kishte përqendruar të gjithë energjinë e saj në kujdesin për të porsalindurin e saj.

Courtney kohëve të fundit ishte shpërngulur në shtëpinë e saj të re së bashku me të dashurin.