Pranga 34-vjeçarit për shpërdorim të pasurisë së huaj

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia në Katund të Ri të Pejës pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
“I dyshuari F.A., (1987) është arrestuar nga njësitet policore gjersa ishte në shtëpinë e tij, për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”. I njëjti me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake me urdhër arrest është dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm.
Njësitet përkatëse të policisë janë duke u marrë me rastin./IndeksOnline/