75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / H F

Pranga për Nexhmije Karaqin, avokate shtetërore e dyshuar për korrupsion

Avokatja shtetërore Nexhmije Karaqi është arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë policor që ka në shënjestër keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe korrupsionin në procesin e shpronësimeve.

Arrestimi i saj është pjesë e një aksioni më të madh, në të cilin janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë institucionalë, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me këtë operacion, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se aksioni është finalizuar me sukses nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe institucione të tjera relevante.

Sipas Sveçlës, arrestimet janë realizuar pas një hetimi disamujore, gjatë të cilit janë siguruar prova të forta për keqpërdorime dhe veprime korruptive që lidhen me procesin e shpronësimit të pronave private.

Ai theksoi se ky operacion përbën një hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.