75 Mall Live Search
08:56 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / KV

Pranga të dyshuarit që sulmoi dy persona me kondak të armës për shkak të një borxhi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për sulm fizik ndaj dy personave, të cilët pretendohet se i kishte goditur me kondak të armës për shkak të një borxhi të mëhershëm.

Sipas policise, rasti është raportuar në lagjen “Veternik”, ndërsa dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë deklaruar se disa ditë më parë ishin sulmuar nga i dyshuari.

“Dy ankuesit kanë raportuar se ishin sulmuar me kondak të armës nga i dyshuari mashkull kosovar, për arsye të një borxhi të mëhershëm që ua kishte i dyshuari”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

I dyshuari është arritur të arrestohet nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/