75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / P M

Prangoset një 25-vjeçar për zjarrvënie në Lipjan, flakët kishin përfshirë një veturë

Hetuesit e stacionit policor në Lipjan kanë arrestuar një person të dyshuar në lidhje me një rast të zjarrvënies që kishte ndodhur më 3 korrik, ku si pasojë ishte përfshirë nga flakët një veturë.

Sipas policisë, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore dhe operative, është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit, F.V., 25 vjeç, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48-orë.