75 Mall Live Search
11:12 / E Enjte, 30 Prill 2026 / b l

Prania e qenve endacakë brenda kampusit të QKUK-së, formohet një shtab emergjent

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, ka iniciuar formimin e një shtabi emergjent në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si reagim ndaj situatës së krijuar nga prania e qenve endacakë brenda kampusit të institucionit.

Qëllimi i këtij shtabi është të sigurojë mbrojtjen e menjëhershme të pacientëve, stafit shëndetësor, vizitorëve dhe qytetarëve, përmes koordinimit ndërinstitucional dhe zbatimit të masave urgjente për identifikimin, kontrollin, largimin dhe parandalimin e rrezikut nga qentë endacakë.