75 Mall Live Search
15:43 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / P M

Pranohet si e themeltë ankesa e PDK-së e ushtruar kundër vendimit të PZAP-së

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të themeltë ankesën e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka ndryshuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.49/2025, të datës 23.09.2025, duke vendosur që të: Refuzohet e pathemeltë ankesa e subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV),  ZAnr.49/2025 e datës 20.09.2025.

PZAP kishte pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ZAnr.49/2025 të datës 20.09.2025 dhe kishte shqiptuar dënim më gjobë në lartësi prej 5.500.00 euro, Subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kundër këtij vendimi subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme. Gjykata pasi ka vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, ka gjetur se ankesa është e bazuar.

Për më tepër, bashkëngjitur gjeni linkun e vendimit: https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP_AA%20_84_2025_SQ.pdf