75 Mall Live Search
19:00 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / AR

Pranoi mandatin e deputetes së PD-së, reagon moderatorja e “Për’puthen”

Oriela Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes së PD, pas dorëzimit të Grida Dumës.

Ka qenë vetë prezantuesja që e ka konfirmuar se ka pranuar mandatin dhe ka firmosur dokumetin përkatës (për pranimin e mandatit) dhe pritet ta dorëzojë nesër në KQZ.

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqsoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë  @kqzshqiperi Formulari gati për tu dorëzuar nesër!”- shkruan Ori në Instagram.