Pranoi se është e lidhur jashtë, Andrea-Keisit: “A nuk bëhet xheloz për Limin?”

Një zhvillim surprizues ka ardhur nga bisedat e fundit në reality show-n “Ferma VIP”. Keisi ka pranuar publikisht për herë të parë se është në një lidhje jashtë fermës, një informacion që nuk ishte bërë i ditur më parë për publikun.
Në një bisedë intime me Andreas gjatë mbrëmjes së djeshme, ajo zbuloi se është në një marrëdhënie prej dy vitesh e gjysmë me një djalë 28-vjeçar. “Nuk është tip i surprizave, por besoj se më mbështet. Mund të jetë mërzitur vetëm për ndonjë situatë. Do doja shumë ta shihja ose të dija mendimet që ka”, tha Keisi, duke shprehur një ndjesi pasigurie për atë që ndodh jashtë formatit.
Nga ana tjetër, Andrea nuk ngurroi të ngrejë shqetësime për afrimitetin që Keisi ka krijuar me Limin brenda fermës. Ai vuri në dukje se edhe një marrëdhënie që konsiderohet shoqërore mund të keqinterpretohet jashtë: “Jo pa shkak e pyeta Limin nëse do ishte jashtë dhe Keisi do ishte e dashura jote, do ja kishe pranuar këtë afrimitet? Më tha jo. Pavarësisht se ju e keni shoqërore, mund të keqkuptohet jashtë. Ke ndejtur kaq afër jash me Limin?”
Në përgjigje, Keisi sqaroi se edhe jashtë kanë një marrëdhënie të afërt, por theksoi se dinamika në fermë është ndryshe: “Këtu është ndryshe situata. Nuk është se kjo më shqetëson, thjesht mendoj si mund të ndihet ai jashtë. Varet si shihet.”
Deklaratat e saj kanë ndezur diskutime si brenda shtëpisë së “Ferma VIP”, ashtu edhe në rrjetet sociale, ku fansat pyesin nëse lidhja jashtë do të ndikojë në rrjedhën e lojës.