75 Mall Live Search
14:18 / E Martë, 25 Prill 2023 / L K

Pranoi se kishte vrarë fëmijë në Ukrainë, arrestohet ish-komandanti i Wagner

Ish-komandanti i grupit Wagner Azamat Uldarov, i cili i tha një organizate të të drejtave të njeriut në mërgim se grupi mercenar vrau fëmijë dhe civilë në Ukrainën lindore, është arrestuar.

Themeluesi i organizatës, Vladimir Osechkin, raportoi se Komiteti Hetues i Rajonit të Saratovit dhe 4 mercenarë të tjerë të Wagner e kishin kërcënuar me vdekje Uldarovin për dëshminë e tij kundër financierit të Grupit Ëagner, Yevgeny Prigozhin.

Një tjetër ish-anëtar i Wagner, Alexey Savich, u shfaq gjithashtu në video së bashku me Uldarov kur ky i fundit rrëfeu për krimet.

Nuk dihet nëse ai është arrestuar.