Morën ryshfet për lirim malli nga dogana, 3 të arrestuar në Prishtinë
Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se ata kanë kërkuar para nga viktima mashkull k-shqiptar, me qëllim të përshpejtimit të procedurave dhe lirimit të mallit nga pikat doganore në Aeroportin Ndërkombëtar.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet, lidhur me rastin ende po vazhdojnë./Indeksonline/