75 Mall Live Search
08:07 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / G T

Pranuan tetë gola, por skuadra nga Armenia krenohet: Është kënaqësi të luash kundër një kampioni

Skuadra nga Aremenia, Noah u mposht thellë 8:0 ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”, e vlefshme për raundin e tretë në UEFA Conference League.

Edhe pse skuadra u mposht thellë, përmes rrjeteve sociale kanë shprehur kënaqësinë e madhe që luajtën kundër kampionit të dyfisht në Europë, shkruan Indeksonline

Ata e quajtën vetën si humbës ende pa filluar ky kompeticion, por kanë nderin që luajnë në këtë garë për herë të parë në histori.

“Çdo lojtarë, stafi dhe tifozët e klubit të Noah-s duhet të ndjehen krenar. Ne ishim humbës qysh nga raundi i parë i kësaj gare. Të luash në këtë fazë kundër një kampioni të dyfisht të Europës është një krenari për ne”, shkruhet në njoftimin e klubit

Kujtojmë që të skuadra nga Armenia mbrëmë luajti edhe shqiptari, Eraldo Cinari – i cili bëri paraqitje pozitive./Indeksonline/