18:38 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pranvera e AAK-së që po garon fuqishëm në zgjedhje

Pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës pritet t’i bashkohet edhe kandidatja e AAK-së, Pranvera Ejupi Hajzeraj.

Ejupi-Hajzeraj është një nga kandidatet më të kompletuara për t’u bërë pjesë e politikbërjes kosovare.

Si grua e re e njëjta ka synime të mëdha për ngritjen dhe zhvillimin e Kosovës.

Poashtu ajo është pjesë e Federatës Evropiane të Atletikës, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Giz-it gjerman ku ka sjellur shumë projekte zhvillimore.

Në mënyrë që Pranvera Ejupi-Hajzeraj të arrijë vizionin e saj për zhvillim asaj i duhet vota dhe besimi i qytetarëve të Kosovës.

Ejupi-Hajzeraj është nga Prishtina, por që përkrahje tashmë po i japin nga të gjitha anët e Kosovës, pasi që kualiteti i saj si grua dhe si kandidate politike është për çdo lëvdatë.

Ajo mban numrin 93 në listën e AAK-PSD’së dhe pret që vota juaj t’i ofrojë mundësinë për ngritjen e zërit të kërkesave të qytetarëve kosovarë, sidomos të grave të Kosovës./Indeksonline/