07:55 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pranvera Ejupi-Hajzeraj tregon nga Llapi se pse i është bashkuar AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës së tij ka vizituar fshatin Sekiraqë të Komunës së Podujevës, ku edhe është takuar më banorët e kësaj pjese.

Përveç që ka prezantuar programin e tij me të cilin synon ta qeverisë vendin, banorëve u është drejtuar edhe kandidatja për deputete në listën e AAK-së pikërisht nga ky vend, Pranvera Ejupi Hajzeraj.

Ajo ka thënë kandidimi i saj si deputete është i natyrshëm pasi që vjen nga një familje patriotike.

“Vizionin e radhës po e shoh në politikë. Vendimet që i ka marrë z/Haradinaj më kanë bërë që unë me iu bashkëngjit kauzës së tij. E rëndësishme për mu ka ka qenë sovranitet i plotë, jo ndarje territoriale, njeri që është dëshmu edhe në luftë edhe në paqe, e ky është 100 % kryeministri Ramush Haradinaj”, ka thënë ndër të tjera Hajzeraj./Indeksonline/