75 Mall Live Search
16:32 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Pranvera Ejupi zëvendëson Driton Lajçin në pozitën e Divizionit për Mbrojtje dhe Mbështetje Financiare të të akuzuarve në Dhomat e Specializuara

Pranvera Ejupi është emëruar udhëheqëse e e Divizionit për Mbrojtje Juridike dhe Mbështetje Financiare për Personat e Akuzuar Potencial pranë Dhomave të Specializuara në Ministrisë së Drejtësisë.

Ejupi do ta zëvendësoj të larguarin, Driton Lajçi që e mbajti këtë posit për dy vite, transmeton Indeksonline.

Ajo ka qenë pjesë e GIZ gjerman, ku ka udhëhequr për 9 vite me radhë projektin për Reformë  të Sistemit Juridik dhe Administratës Publike.

Ajo gjithashtu ka një kontribut të veçantë në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. Pranvera është anëtare e Komisionit për Projekte Zhvillimore në Federantën Evropiane të Atletikës./Indeksonline/