Prapashtica: Ndaj Gjilanit ndeshje e vështirë, por synojmë fitore për të mbetur në hap me ekipet e tjera për kreun e tabelës

Prishtina të shtunë do të jetë nikoqire e skuadrës së Gjilanit.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 15-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll dhe zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline.
Një ditë para ndeshjes për faqen e klubit nga kryeqyteti, ka folur mesfushori Albin Prapashtica, i cili beson dhe shpreson se “bardhekaltërit” kësaj radhe do të korrin fitore.
”Ndeshja kundër Gjilanit do të jetë mjaft e vështirë, mirëpo ne do t’i qasemi lojës me seriozitet maksimal duke e ditur rëndësinë e ndeshjes pasi që nuk duhet që ta humbim hapin për kreun e tabelës. Kundërshtari e ka një ekip solid, mirëpo edhe në këtë takim do të futemi vetëm për fitore.” tha fillimisht Prapashtica.
”Prishtina funksionin si grup dhe jemi të bashkuar në çdo sfidë dhe kjo është një ndër gjërat kryesore që e bënë ekipin e fuqishëm. Atmosfera para ndeshjes është shumë e mirë.
Prezenca e tifozëve “Plisa” në stadium na jep motiv shtesë. Ne i cilësojmë si “lojtarin” e 12-të në fushë. Me përkrahjen e tyre, fitorja do të arrihet më lehtë.”, shtoi mesfushori i Prishtinës.
Kujtojmë që ë ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, FC Prishtina dhe SC Gjilani barazuan me shifrat 1:1./IndeksOnline/