75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 14 Tetor 2022 / B O

Prapaskena nga dhomat e zhveshjes, Mourinho “kërcënoi” lojtarët: Nuk jam mësuar të humbas!

Jose Mourinho është në sezonin e tij të dytë te Roma dhe duket se pavarësisht triumfit në finalen e sezonit të kaluar të Conference League në Tiranë ndaj Feyenoord, sërish është duke u munduar të ndryshojë mentalitetin e futbollistëve që ka në organikë.

Së fundmi, nga Italia zbulojnë një prapaskenë nga dhomat e zhveshjes të Romës në ndeshjen e Europa League ndaj Betis të humbur me rezultatin 1-2. Teksa pjesa e parë kishte përfunduar në barazim 1-1, Mourinho i drejtohet lojtarëve të tij se nuk mund të humbisnin në shtëpi.

“Për mua është e papranueshme të humbasim një ndeshje të tillë, mbi të gjitha një sfidë të cilën po e luajmë në shtëpi. Gjatë karrierës sime kam humbur shumë pak ndeshje në shtëpi dhe nuk kam për qëllim ta humbas këtë ndeshje. Ndoshta nuk iu intereson diçka e tillë, por mua po”, ishin fjalët e Mourinhos drejtuar lojtarëve në pushimin mes pjesëve në ndeshjen me Betis.https://b50cbce2082b31aec2db22ed05f8b2fd.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Gjithsesi, në fund, ekipi sërish e zhgënjeu portugezin pasi ndeshjen ndaj Betis e humbën me rezultatin 1-2