09:19 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prapaskenat, si iu ofrua Cavani Juventusit, në fund zgjodhi Atleticon

Edinson Cavani ka arritur marrëveshjen me Atletico Madridin. Sulmuesi i PSG-së do të jetë nën urdhërat e Diego Simeones edicionin e ardhshëm.

Por, ylli uruguajan e kishte lutur Juventusin për një transfer të mundshëm. Në dy raste, agjenti i Cavanit i ka kërkuar Juventusit që të ulen për të biseduar një marrëveshje të mundshme.

Por, Juven nuk ka treguar aspak interesim, duke e detyruar agjentin e sulmuesit të njohur që të ndërrojë destinacion.

Cavani ka nënshkruar me Atleticon kontratë që e lidh atë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2023./Indeksonline/