75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Prapë dështon votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

Ka dështuar sërish votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së

Kjo pasi që në procesin e votimit kanë marrë pjesë vetëm 37 deputetë, duke e bërë të pamjaftueshëm votimin e këtij ligji, raporton IndeksOnline.

Në anën tjetër shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza tha se  PDK-ja nuk po kërkon autorësi të këtij projektligji por se po kërkon unitet dhe përkrahje e gatishmëri që gjithçka që vlerësohet që nuk duhet të ketë ky ligj dhe çka duhet të këtë ky ligj të jetë apo të hiqen nga ai.

“Nuk jemi këtu të kufizojmë lirinë e fjalës, as etnike, por jemi këtu me i dhanë peshë edhe vlerën një vlerë më sublime që ka pasur populli që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. “Nuk është e drejtë e kërkujt me u sill në mënyrë të vrazhdë, prandaj unë sot po ju lus me mirësjellje dhe respekt, të na ndihmoni të përkrahni të votoni me gatishmërinë që gjithçka që ka nevojë me u përmirësua dhe  me u ndryshu”, tha Hamza para se të hidhej në votim projektligji./IndeksOnline/