Prattipati i referohet dialogut të lehtësuar nga BE-ja si kanali për zgjidhjen e çështjeve në veri

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë i referohet dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Europian kur flet në një intervistë për Express lidhur me mbylljen e institucioneve paralele serbe dhe për “deklaratat mbi veprime të njëanshme për ta zhvendosur arsimin dhe shëndetësinë në sistemin kosovar”.
Anu Prattipati tha se veprime të tilla duhen koordinuar përmes kanaleve siç është dialogu.
“Megjithatë, mënyra se si bëhet kjo është tejet e rëndësishme. Çdo plan për ta ndryshuar statusin e institucioneve paralele duhet të jetë i koordinuar plotësisht dhe të diskutohet paraprakisht me udhëheqësit e zgjedhur dhe anëtarët e komunitetit serb të Kosovës dhe të koordinohet përmes kanaleve të vendosura siç është Dialogu i lehtësuar nga BE-ja, me një afat kohor dhe plan të qartë të përcaktuar. Nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë këtë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ajo.
Diplomatja amerikane tha se SHBA-ja dëshiron t’i forcojë lidhjet me vendet e rajonit, veçanërish në rrafshin ekonomik. Për këtë, tha se nevojitetit paqe dhe stabilitet. Veprimet që “i rrisin tensionet në rajon”, ajo tha se “i pengojnë Shtetet e Bashkuara të punojnë në mënyrë produktive me Kosovën”.