75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / MSH

Prattipati takohet me anëtarët e Klubit të Bizneseve

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me anëtarët e Klubit të Bizneseve.

Në një njoftim të publikuar nga ambasada bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i vazhdueshëm.

“Lidhjet ekonomike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë një komponent kyç i marrëdhënies sonë dypalëshe.

Mezi presim të mirëpresim bizneset kosovare në Maryland për “Select USA”, në maj!” thuhet në njoftimin e ambasadës.