75 Mall Live Search
19:14 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / MSH

Prattipati takohet me Hanrahan, kjo është arsyeja e vizitës së tij në Kosovë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, priti sot në ambientet e Ambasadës zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan.

Vizita e Hanrahan në Kosovë, vjen në kuadër të turit të tij Ballkanik, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin zyrtar të Ambasadës thuhet se Prattipati dhe Hanrahan presin me padurim një fundjavë produktive, me takime dhe vizita.

Këto takime dhe vizita do të luajnë rol në përforcimin e prioriteteve të SHBA-së për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik./IndeksOnline/