75 Mall Live Search
13:07 / E Premte, 15 Gusht 2025 / S Z

Prattipati takon përfaqësuesit e Listës Serbe, thekson përfshirjen e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

E ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, priti sot në takim përfaqësues të Listës Serbe.

Gjatë bisedës, ajo theksoi rëndësinë që kanë pjesëmarrja e gjerë dhe përfshirja e të gjitha partive politike të themeluara në proceset demokratike të vendit, në mënyrë që çdo komunitet në Kosovë të ketë një zë të përfaqësuar në të ardhmen e tij.

Prattipati nënvizoi se është thelbësore që komuniteti serb i Kosovës dhe përfaqësuesit e tij të marrin pjesë në mënyrë aktive në institucionet e vendit.

“Vetëm përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme, mund të dëgjohen dhe adresohen realisht zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.