Predha dëmton xhamin e dritares së një zyre të Inspektoratit komunal, arrestohet i dyshuari

Në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, të martën është raportuar një incident ku një predhë (plumb) qorr ka dëmtuar xhamin e dritares së një zyre të Inspektoratit komunal.
Pas hetimeve dhe një pune operative nga njësitë policore, është identifikuar i dyshuari që dyshohet se ka shtënë me armë.
Rasti është ende nën hetime nga autoritetet për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë incident.
Policia ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve për të shmangur situata të ngjashme.