75 Mall Live Search
09:03 / E Hënë, 25 Maj 2026 / S Z

Predha e armës dëmton xhamin e veturës së një gruaje në Kaçanik

Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur pasditen e së dielës në Kaçanik.

Sipas policisë, nga një predhë e armës së zjarrit, është dëmtuar xhami i veturës së një qytetareje.

Lidhur me ngjarjen, policia po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat.

“Fsh. Gllobiqicë, Kaçanik / 24.05.2026 – 17:09. Është raportuar se një predhë e armës së zjarrit kishte dëmtuar xhamin e veturës së viktimës femër kosovare. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.