Prej 17 ditësh në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos
Prej 17 ditësh, ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, vijon të jetë i shtruar në një spital privat në Tiranë, pas një arresti kardiorespirator. Burime pranë stafit mjekësor bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rënduar, pa shenja përmirësimi, por as përkeqësimi të mëtejshëm.
Fatos Nano, 73 vjeç, është një nga figurat kryesore të tranzicionit politik në Shqipëri. Ai njihet si themeluesi dhe kryetari i parë i Partisë Socialiste, duke udhëhequr transformimin e ish-Partisë së Punës në një forcë të qendrës së majtë që mbajti peshë të madhe në zhvillimet politike pas viteve ’90.

