21:30 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prej dhjetorit, në Kosovë kanë vdekur gjashtë persona nga gripi sezonal

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë detaje për coronavirusin që po përhapet me shpejtësi në mbarë botën.

Krasniqi në RTV Dukagjini, ka thënë se në Kosovë nga dhjetori deri më tani gjashtë raste të infektuar me gripin sezonal kanë ndërruar jetë.

Për coronavirusin, infektologu ka thënë se i përket “familjes” së njëjtë që ishte paraqitur edhe më parë në vende të ndryshme të botës.

“Deri më tani nga rreth 80 mijë persona që janë prekur nga virusi më pak se dy mijë kanë përfunduar me fatalitet. Kjo do të thotë se vetëm rreth 3 % e të prekurve kanë përfunduar me fatalitet”, tha ai.

Infektologu thotë se simptomat e këtij virusi paraqiten rrej dy javë pasi peroni ka rënë në kontakt me virusin.

“Këta virusë jetojnë në kafshë, por mund të kalojnë edhe të njeriu. Koronavirusi i ri në fillim dyshohej se është transmetuar te njeriu nga gjarpri, por më pas dolën teori se lakuriqi e ka transmetuar te njeriu. E sigurt është se këta virusë vendbanim primar i kanë kafshët”, u shprehë Krasniqi.