16:49 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prej kur nënshkroi, Mourinho “e dinte” se do të shkarkohej

Jose Mourinho u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester United gjatë paradites së sotme.

“Special One” kaloi 895 ditë në Old Traford por ai e dinte nga fillimi se nuk do të qëndronte shumë gjatë aty, shkruan Indeksonline.

Portugezi që nga dita e parë kur kishte nënshkruar për Djajtë e Kuq kishte qëndruar në hotel dhe nuk kishte marrë një shtëpi.

Mourinho qëndroi në hotelin Lowry në qendër të Manchesterit derisa familja e tij, gruaja dhe fëmijët ishin në villen luksoze në një lagje të Londrës.

Ai tha se fëmijët e tij ishin në një moshë ku “ata nuk mund të më ndjekin ashtu si më parë”.

Gjithashtu portugezi i referohej edhe trafikut në qendër të qytetit si një nga shkaset kryesore që nuk zgjodhi të blejë një shtëpi. /IndeksOnline/