Prej lloçit, në rrugë, trotuare e hapësira për biçikleta: Përparim Rama prezanton ndryshimin e madh në “Muharrem Fejzë”

Rruga “Muharrem Fejza” ka pësuar ndryshime të mëdha nën qeverisjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Ky i fundit ka publikuar një video në rrjete sociale, duke shfaqur ndryshimin e madh.
Paraprakisht, rruga që njihet si prej zonave më të banueshme në kryeqytet, kishte baltë, e mungesë të hapësirave të gjelbra. Sot, atje ka rrugë të asfaltuara, troturare e hapësirë për biçikleta. “Muharrem Fejza dikur dhe sot”, ka shkruar Rama.
Ndryshimet në gjithë Prishtinën mund t’i shihni në platformën Prishtina Work.