Prej nesër kjo rrugë në Prishtinë do jetë e bllokuar, Ahmeti tregon arsyen

Nga dita e nesërme do të fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza” me ç’rast ajo rrugë do të jetë e bllokuar.
Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan Indeksonline.
“Prej nesër do të fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”. Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”, shkroi Ahmeti në Facebook.
