20:54 / E Diele, 27 Gusht 2023 / C E

Prej nesër parkingun në kryeqytet në Zonën 1 do ta paguani edhe pas orës 19:00

“Prishtina Parking” njofton qytetarët se nga data 28 gusht, e hënë, do të ndryshojë orari i pagesës për Zonën 1, pra do të zgjasë deri në orën 23:00. Deri më sot orari i pagesës ka qenë deri në orën 19:00.

Kjo rregullore do të zgjasë, nga e hëna deri të shtunën.

“Do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: