17:00 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prej që kam mbetur shtatzënë, i dashuri im po mban distancë me mua

Një 19 vjeçare ka treguar historinë e saj për “The Sun”, duke rrëfyer se pasi ka mbetur shtatzënë, i dashuri i saj është distancuar nga ajo.

Ajo kërkon ndihmën e psikologes pasi nuk di se si të veprojë dhe po i duhet të përballet e vetme me shtatzëninë, shkruan Indeksonline.

Ky është rrëfimi i saj:

I dashuri im po mban një distancë ndaj meje që kur i kam treguar se jam shtatzënë.

Unë jam 19 vjeçare dhe ai është 21. Ne u takuam 6 muaj më parë. Ai ishte shumë i mirë dhe i kujdesshëm.

Ne kemi pasur seks disa herë dhe gjithmonë kemi përdorur edhe mbrojtëse. Unë fillova të zhvillojë ndjenja për të dhe mendoja se edhe ai po ndjen njësoj.

Unë fillova të ndihesha ndryshe dhe të shtoja peshë: Doktori im më pyeti nëse kisha gjasa të jem shtatzënë. Unë nuk mendoja se isha, por ai kishte të drejtë.

I dashuri im ka mbajt një distancë me mua që kur i tregova se po pres një fëmijë. Po e ndjej se po largohemi ne. Unë jam e vetme duke u ballafaquar me shtatzëninë pa mbështetje.

E di se prindërit e mi janë aty për mua por kjo nuk po më mjafton. Unë po vdes nga brenda.

Përgjigja e psikologes:

Ju keni qenë së bashku për një kohë të shkurtër dhe ai ndoshta ndihet i pasigurt. Bisedoni me të. A dëshiron ai të bëhet baba? Të dy jeni të rinj.

Nëse nuk mund t’ju siguroj se ai është plotësisht prapa idesë të jeni prindër së bashku, duhet të shikoni me ndershmëri nëse jeni gati për të gjitha kërkesat për të qenë një prind i vetëm./Indeksonline/