12:40 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Prej se u emërua trajner i përherëshëm, Solskjaerit po i shkojnë punët ‘llugë’

Manchester United për herë të parë që nga viti 1981 ka humbur 5 ndeshje rresht si mysafir.

Kjo seri negative ka zgjuar debat tek tifozët të cilët kanë dyshime se Ole Gunnar Solskjaer është njeriu i duhur për të udhëhequr ‘djajtë e kuqë’.

Nuk ka kaluar ende një muaj që trajneri norvegjez nënshkroi kontratë afatgjate për 3 vjet me Manchester United.

Por që nga ajo kohë punët nuk po ecin aspak mirë.

Manchester United u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe rrezikon tani që të jetë jashtë garës më prestigjoze në edicionin e ardhshëm. /Indeksonline/