Prej sot ndalon ngrohja qendrore nga Termokos në Prishtinë

Edhe pse parashihej që të ndalte së funksionuari ditë më parë, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti kërkoi që ngrohtorja Termokos të vazhdojë punën për shkak të temperaturave të ulëta natën.
Por prej sot ngrohja është ndalur dhe kjo u bë e ditur pikërisht nga Ahmeti.
“Ngrohjen qendrore e kemi ndal sot për këtë sezonë. Falenderojmë Termokosin për cilësi e punë e mbi 2000 banesa e shtëpi të reja të kyqura. I urojmë zgjerim për vitin e ardhshëm. ?
#rriNshpi”, tha ai./Indeksonline/