75 Mall Live Search
18:47 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Gj. Sh

Prej sot Policia e Kosovës me klub të basketbollit

Ka vazhduar themelimi i klubeve sportive të policisë, ku sot është themeluar Klubi i Basketbollit “Policia e Kosovës”.

Në njoftim, policia bëri të ditur se pas konsultimeve dhe në përputhje me rregulloren për organizimin e brendshëm, është zgjedhur edhe struktura udhëheqëse e klubit.

“Gjithashtu, janë mbajtur dy seanca (grumbullime) stërvitore me lojtarë që do të përfaqësojnë Policinë e Kosovës në garat zyrtare”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se “Policia e Kosovës”, me përkrahje të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe pas përmbushjes së të gjitha kritereve të nevojshme, klubi do të jetë pjesë e garave shtetërore.