17:08 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Prej sot qendra rinore në Vushtrri mbanë emrin e gjyshes dhe gjyshit të Ledri Vulës “Naxhije dhe Fahri Buçinca”

Qendra Rinore në Vushtrri ka marrë emrin e gjyshërve të reperit Ledri Vula, Naxhije dhe Fahri Buçinca fal kontributit që ata kanë dhënë.

Në inaugurimin e kësaj qendre mori pjesë edhe vet reperi i cili së bashku me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri zbuluan pllakën për nder të gjyshërve të reperit që me dekada kontribuan së bashku në arsimimin e vajzave, shkruan Indeksonline.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri u shpreh së është një krenari për të gjithë qytetin e Vushtrrisë që qendra tashmë të mbaj emrin e tyre që dhanë aq shumë për këtë qytet.

“Është një krenari shumë e madhe për mua dhe të gjithë qytetin që emërtojmë këtë qendër duke vënë emrin e dy kolosëve të qytetit tonë të cilët dhanë shumë për edukimin e brezave të ri, zonjës Naxhije Buçinca dhe zotëri Fahri Buçinca, dhe dua t’i falënderoj në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve për krejt kontributin që kanë dhënë” u shpreh kryetari i Vushtrrisë.

Ndërsa, zonja Naxhije në fjalën e saj tha se me këtë ajo ka përmbushur një dëshirë të babait të saj.

“Duke shkuar në ekzekutim në Potgoricë babai e lut nënën, ai i tha shkollojë fëmijët, drejtoj kah Kosova sepse brenda asaj Jugosllavie atdheu jonë është Kosova, dhe unë si duket sot sikur e kam plotësuar atë porosi të babës” tha ajo në fjalimin e saj.

Ndërkohë edhe Ledri shprehu krenarin e tij për këtë në një postim që bëri në Instagram në inaugurimin e kësaj qendre.

“Shumë krenar me gjyshin dhe gjyshen” ka shkruar reperi./Indeksonline/