00:20 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Prej sot thirreni SIR

Data 8 qershor do të mbetet gjatë në mendjen e legjendarit, Kenny Daglglisht. Mbretëresha e Britanisë së Madhe sot i ka dhënë titullin më të shquar të personalitetit ish futbollistit të famshëm.

Kenny Dalglish, tani 67 vjeç, ishte padyshim lojtari më i madh i Skocisë dhe është emëruar rregullisht si një nga lojtarët më të mirë në Britani të Madhe.

Dalglish njihet si një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së Liverpoolit.

Ai u transferua nga Celtic në Liverpool atëherë për një shifër rekorde, prej 440 mijë funtash. Dalglish ishte trajner i Liverpoolit kur kishte ndodhur tragjedia e njohur e Hillsborough në vitin 1989./Indeksonline/